Pas dy golave të parë me Milanin, të cilat i realizoi këtë mbrëmje duke eliminuar Napolin nga Kupa, ylli i mbrëmjes, Kristof Piontek, flet për “Milan TV”, ku tregon emocionet e natës së tij.

“E prisja një natë si kjo, e kisha thënë që në fillim se isha gati, dhe sot shënova dy herë. Është vetëm fillimi. Të dy ishin gola të bukur, edhe pse të ndryshëm. Para ndeshjes fola me Laksalt dhe Borinin, dhe i kërkova të më shërbenin topa të lartë dhe të gjatë, sepse ato preferoj. Tek goli i dytë, pata Kulibalinë përpara, por aksioni shkoi mirë. Sonte ishte një mbrëmje e mirë, por tani mendojmë për Romën” – shprehet Piontek.

SHOKËT E EKIPIT – “ Shpresoj që në romë të bëjmë akoma më mirë se sot, dua të shënoj falë shokëve të skuadrës.”

HERA E PARË NË SAN SIRO – “U ndjeva mirë pas golave. Ishte një publik madhështor.”

MILIK – “Fola me të para ndeshjes, dhe këtë radhë dola un fitimtar ndaj tij.”

NDAJ ROMËS – “Herën e fundit atje, humba. Shpresoj që të dielën të fitojmë. Jemi gati, të shohim.”/Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: