175 milion euro, kjo ishte shifra që sipas mediave angleze, Chelsea i kishte ofruar B.Dortmund për të lënë të lirë Erling Haaland. Pa frikë mund të konsiderohet një shifër e shkëlqyeshme duke marrë parasysh krizën ekonomike që ka sjell COVID-19 në industrinë e futbollit, por sipas “Sky Sport”, Dortmund ka refuzuar ofertën e parë duke i bërë të qartë londinezëve se nuk kanë ndërmend të shesin sulmuesin norvegjez. Në këtë kushte verdhezinjtë rrezikojnë ta humbasin sezonin e ardhshëm për 80 milion euro, aq sa është klauzola, por nga kjo lëvizje edhe Mino Raiola, agjenti i tij, kërkon 40 milion euro komision, në këto kushte transferimi i Haaland tek blutë bëhet thuajse i pamundur.

Lukaku
Lukaku

Chelsea kërkon me çdo kusht një qendërsulmues për sezonin, për këtë arsye kanë kthyer vështrimin nga dy gjigandë të tjerë, Romelu Lukaku dhe Harry Kane. Sulmuesi belg ka konfirmuar se dëshiron të qëndrojë tek Inter por zikaltërit dukshëm nuk janë në pozita shumë të mira financiare, largimi i Conte gjithashtu ka jo pak ndikim.

Harry Kane
Harry Kane

Diskutimi është i ndryshëm për Harry Kane i cili ka shprehur dëshirën për të ndryshuar ambient por këtë vendim do ta merrte vetëm pas përfundimit të “Euro2020”, Chelsea është një opsion i pëlqyeshëm në çdo aspekt, përjashto faktin që do të transferohej tek rivalët e Tottenham Hotspur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb