TIRANË – Deputeti i akuzuar për “inskenim vrasjeje” nga prokuroria, Tom Doshi, deklaron se ndaj tij po tentohet burgosja politike. Njëkohësisht, ai shpjegon se pse bien poshtë tre akuzat e ngritura ndaj tij. Mesazhi është shkruar në Fb disa minuta pas daljes nga Kryesia e Kuvendit.

DEKLARATA E DOSHIT NE FB

Po tentohet një burgosje politike ndaj meje me qëllim që të shfajësohen nga përgjegjësia penale, Ilir Meta për tentative vrasjeje dhe Prokurori i Pergjithshem per mosveprim ndaj krimit per 6 muaj. Kete e kuptojne sot i madh dhe i vogel.

Me bejne 3 akuza:

Per kallëzim te rreme: kjo bie poshte menjehere sepse kallëzimin nuk e ka bere Tom Doshi. Ne faqen zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme akoma eshte deklarata qe thote se hetimet kane filluar kryesisht nga nje kallzim qe e ka bere Policia.

Per kanosje: ne kerkesen e prokurorit nuk ka asnje thenie apo prove se kush eshte kanosur prej meje.

Per deshmi te rreme: Kjo eshte nje kundervajtje penale qe denohet me gjobe dhe denim te lehte, per te cilen deri sot nuk eshte arrestuar ne proces hetimi asnje shqiptar. Nuk ka asnje rast te vetem ne 24 vjet demokraci.

Pavaresisht se akuzat jane diskretituese per ata qe i bejne, une i kam kerkuar Keshillit te Mandateve sot qe te me japin materialet argumentuese dhe provat e Prokurorit te Pergjithshem, te cilat deri tani nuk m’i kane dhene. Pasi t’i marr, do bej mbrojtje te detajuar te tyre dhe do te njoftoj publikun,” – përfundon mesazhi.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb