Vajza e sulmuesit të Nantes, Ignatius Ganago, ka ndërruar jetë në moshën pesë vjeçare.

Kameruniani Ganago, 23 vjeç, u kthye në atdheun e tij pasi mësoi për sëmundjen e vajzës së tij. Por, siç raporton gazeta franceze L’Equipe, ajo ndërroi jetë para se ai të mbërrinte. Skuadra e Ligue 1 ka konfirmuar se sulmuesi do të humbasë ndeshjen e Europa League kundër Juventusit të enjten.

Duke konfirmuar lajmin në Twitter, Nantes shkruan: “FC Nantes është në zi. Me pikëllim të thellë Klubi i Futbollit i Nantes mësoi për vdekjen e vajzës së sulmuesit tonë, Ignatius Ganago. Mendimet tona shkojnë tek ti”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: