ELBASAN– Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë Hysen Tabaku, 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhrit të forcave të policisë.

Sipas policisë arrestimi i 32 vjeçarit u bë pasi duke drejtuar mjetin veturë me targa AA 241 BU në unazën e qytetit nuk i është bindur patrullës së policisë për të ndaluar. Më pas u konstatua se ai drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: