Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli ka takuar gjatë vizitës në Ankara homologun turk Mustafa Gümüs.

Gazheli thekson se do të rritet bashkëpunimi mes dy administratave doganore dhe do të shtohet angazhimi për implementimin e projekteve të përbashkëta.

Disa prej temave të diskutimit ishin edhe rritja e shkëmbimit të informacionit apo zhvillimi i trajnimeve të përbashkëta.

 

STATUSI NGA DOGANA SHQIPTARE

Gazheli-Gümüs: Rrisim bashkëpunimin mes dy administratave doganore

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, ndodhet në Turqi?? për një vizitë zyrtare me Kryeministrin Edi Rama.

Në ditën e dytë të vizitës në Ankara, zoti Gazheli zhvilloi një takim me homologun Mustafa Gümüs, ku u diskutua mbi  bashkëpunimin ?konkret në fusha me interes të përbashkët.

Intesifikimi i marrëdhënieve dypalëshe,  rritje e shkëmbimit të informacionit?‍? ?‍?, zhvillimi i trajnimeve të përbashkëta për të rritur efikasitetin e strukturave doganore në përballimin e sfidave që koha na përball, ishin disa nga temat kryesore që krerët e Doganave respektive trajtuan gjatë këtij takimi.

Kreu i Doganës Shqiptare vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm më Doganat Turke, si dhe shprehu angazhimin e shtuar  për implementimin e projekteve të përbashkëta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb