Drejtori i shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi në fjalën hapëse të mbajtur në konferencë, foli për marrëdhënien e institucioneve të drejtësisë me mediat.
Rakipi shprehu nevojën për disa kufij në raportimin e ngjarjeve, konkludimet apo publikimin e pamjeve e dokumenteve në media. Ai shtoi se informimi mbetet një nevojë e domosdoshme që i shërben transparencës dhe besimit publik.
Fjala e plotë:
Ne vazhden e tradites te krijuar ne Shkolle ne perfundimin e vitit akademik te saj qe perkon me diplomimin e kandidateve te rinj, gjyqtare e prokurore, sot jemi mbledhur te flasim per mardhenijen delicate ndermjet sistemit te drejtesise dhe medias.
Bashke me ne sot, jane edhe
I nderuari zoti Minister Gogu, mire se erdhet ne kete veprimtari delicate do ta vleresoje
I nderuari zoti Kryetar I Kd te Shkolles, mire se erdhet
I nderuari
I nderuari
E nderuara, mire se erdhet.
Të nderuar gjyqtarë, prokurorë, avokatë, gazetarë, kolegë kandidate dhe të ftuar,
Është një kënaqësi te hap sot aktivitetin e dedikuar një teme që qëndron në zemër të çdo shoqërie demokratike: marrëdhënien ndërmjet medias dhe drejtësisë. Një marrëdhënie që mund të përkufizohet me tre fjalë: e domosdoshme, delikate dhe vështirë. E domosdoshme, sepse pa një media të lirë dhe pa një drejtësi të pavarur, demokracia humbet dy prej shtyllave të saj kryesore. Delikate, sepse prek të drejta dhe liri themelore. E vështirë, sepse përfshin institucione me logjika dhe ritme të ndryshme funksionimi.
Mardhenije qe eshte perkufizuar edhe si ajo ndermjet miqsh te keqinj apo armiq te mire me njeri tjetrin. Cilido qofte definicioni me I pershtateshem, duket se mbart ne vetvete detyrimin per bashkejetese.
Pause jo e shkurter
Që ne pamje të parë, media dhe drejtësia shfaqen duke ndjekur të njëjtin objektiv: kërkimin e së vërtetës. Megjithatë, mënyrat për të arritur tek e vërteta janë thelbësisht të ndryshme. Gazetaria kërkon të zbulojë, të raportojë dhe të informojë publikun në kohë reale. Drejtësia kërkon të hetojë, të verifikojë dhe të vendosë mbi bazën e provave dhe procedurave ligjore.
Pikërisht në këtë dallim lind edhe tensioni. Media jeton me kohën e lajmit. Drejtësia funksionon me kohën e procesit. Media pyet sot. Drejtësia shpesh përgjigjet pas muajsh ose vitesh. Media punon me standardin e interesit publik. Drejtësia me standardin e provës ligjore. Asnjëra nuk mund të zëvendësojë tjetrën. Megjithatë, asnjëra nuk mund ta injorojë tjetrën. E rendesishme eshte qe e verteta te mos vleresohet si koncept eskluziv dhe te mos jete ne shitje, sherbimi public i informimit te mos shendrohet ne ate te dizinformimit, apo ne sherbim te sinkronizuar te lajmit uniform me tendencen e manipulimit te opinionit public apo devijimit te se vertetes. Ne thelb, prej seciles pale ne kete mardhenije kerkohet thjesht te mos fshihet e verteta, ajo duhet ta na udheheqe drejt sherbimit per publikun, bile ajo do na shpetoje.
Ndaj eshte e domosdoshme te koordinojme se bashku per trainime te perbashketa, biseda ne forume profesionale per te shkembyer praktikat me te mira qe mund të ndihmojnë ndjeshëm në ndërtimin e marrëdhënieje më të shëndetshme ndermjet nesh. Koordinim qe ka ne baze menyren se si duhet te trajtojme te verteten sipas pikave tona te veshtrimit, pa ndikuar ne punet e njeritjetrit, por vetem te forcojme pergjegjesite dhe, mbi te gjitha besimin e ndersjellte qe percjell dhe ndikon drejtpersedrejti ne BESIMIN ne public. Ne Shkolle, ka kohe qe trainimi vazhdues I ka lene vend te konsiderueshem trainimeve te tilla, me pjesmarrjen ne role jo dytesore edhe te gazetareve. Ndikimi I tij ne jeten e perditshme profesionale ende nuk ndihet ne nivelin e pritshmerive tona.
Pause jo e shkurter.
Veprimtaria e sotme eshte konceptuar te mbuloje ceshtje te tilla te rendesishme si, prezumimi i pafajesise, transparenca e veprimtarise gjyqsore si kusht I besimit publik, drejtesia ne epoken e rrjeteve sociale, etika qe mbeshtjell dhe percjell veprimtarite reciproke, si dhe, ajo qe une pelqej ta quaj, populizmi ne dhenijen e drejtesise.
E reja e ketij aktiviteti qendron ne trajtimin e disa konkluzioneve te nxjerra nga nje sondazh zhvilluar nga ana e Shkolles me perfshirjen e gjyqtareve e prokuroreve ne detyre te cilat prekin e flasin rreth ceshtjeve delicate te dites, mardhenija ndermjet gjyqsorit dhe medias, apo te drejtat qe perbejne themelet e gjykimit te drejte perkunder koncepteve parimore te transparences institucionale, te drejtes se informimit apo edhe llogaridhenijes. Me probabilitet te larte, konkluzionet e nxjerra nga sondazhi, te cilat do te trajtohen ne kete séance, shprehin shqetesimet e operatoreve te sistemit tone dhe, mund te perbejne baze reale per te reformuar sjelljet reciproke te institucioneve perkatese. Por, kuptohet prej te gjitheve se pikerisht ketu qendron sfida per të ndërtuar ekuiliber të qëndrueshëm, ekuilibrin ku drejtësia nuk kerkon të kufizojë në mënyrë të panevojshme informimin publik ose të trajtojë median si kundërshtare duke rrezikuar të dëmtojë transparencën, besimin qytetar apo edhe fshehe pergjegjesine e saj dhe nga ana tjeter, media qe përpiqet të ushtrojë presion mbi drejtësinë përmes fushatave emocionale apo gjykimeve publike, duke vene ne rrezik serioz pavarësinë e drejtesise.
Ne, sistemi I drejtësise duhet të kuptojmë nevojën legjitime të publikut për informacion, thjesht per faktin qe nuk mund të jemi të izoluar nga qytetarët, sepse paguhemi nga publiku taksapagues per ti sherbyer pikerisht atij, perbejme sherbimin public gjyqsor dhe duhet, te pakten te jemi te pergjegjshem perkunder tij.
Një sistem drejtësie që komunikon pak, që shpjegon pak dhe që mbetet i mbyllur për publikun, krijon hapësirë për spekulime, thashetheme, interpretime dashakeqese, dezinformim dhe/apo mosbesim. Besimi ndërtohet edhe përmes transparencës, komunikimit institucional dhe aftësisë për të shpjeguar proceset.
Kjo është arsyeja pse zyrat e komunikimit, zëdhënësit institucionalë dhe strategjitë profesionale të komunikimit publik nuk duhet të konsiderohen elemente dytësore. Ato janë pjesë e rëndësishme e funksionimit modern të institucioneve të drejtësisë.
Megjithate, pikat e ndryshme te veshtrimit duhet te evitojne quid pro quone, dhenije marrjen e interesave, shkembimet vajtje-ardhje te privilegjeve jo etike, me sa paku, ku palet shfrytezojne njera tjetren per cfardolloj qellimi privat. Kjo eshte shmangie nga detyra themelore e institucioneve tona dhe perben thyerje te parimeve etike mbi te cilat ndertohen profesionet dhe qe duhet te sherbeje si ure lidhese e tyre. Tashme, praktika e ushtrimit te detyrave tona, ka evidentuar qartesisht se, ETIKA dhe INTEGRITETI eshtë kusht për legjitimitetin e vetë institucioneve ku bejme pjese. Një gjyqtar apo gazetar i mirë nuk është thjesht ai që njeh ligjin apo siguron, perhap dhe komenton I pari lajmin, por eshte ai që vepron me integritet, pergjegjesi, paanshmëri dhe ndershmëri profesionale.
Pause jo e shkurter.
Te dy pushtetet, te cilat kane pergjegjesi publike thelbesore, drejtesia si garantuesja e rendit juridic, i mbrojtjes te te drejtave themelore nga arbitrariteti apo abuzimi me pushtetin dhe, media qe ushtron ndikim të madh në formimin e opinionit publik dhe në llogaridhënien e institucioneve, nuk kane zgjidhje tjeter pervecse te organizojne mardhenije bashkepunimi te ndershem, bazuar permbi besimin dhe realitetin se, nen te njejtin qellim po ndjekin, kerkojne e deklarojne te verteten, larg rivalitetit, varesise, sherbimit keqdashes apo dizinformues.
Shume prej nesh e kane te qarte sa e lehte eshte te flasesh per ceshtjen per te cilen jemi mbledhur dhe, sa eshte e veshtire, maksimalisht e veshtire te mbash, ruash dhe drejtpeshosh ekuilibrin qe permenda, ate qe respekton kompetencat e secilit pushtet, cenimi I te cilave perben dhe sjell rrezikun jo vetem e thjesh për individin e përfshirë në nje process, por rrezikun për vetë drejtësinë. Sepse një opinion publik i formuar para se të përfundojë hetimi mund të ushtrojë presione të drejtpërdrejta ose të tërthorta mbi aktorët e sistemit dhe devijimin e se drejtes.
Megjithatë, në praktikë, shpesh përballemi me atë që eshte filluar te quhet “gjykim paralel” ose “gjykatë publike”. Në momentin kur publikohet emri i një personi të dyshuar, kur transmetohen pamje nga arrestimi, kur komentues, analistë apo përdorues të rrjeteve sociale nxitojnë të japin verdikte, krijohet një realitet paralel me procesin gjyqësor. Dhe, ne këtë realitet, perceptimi shpesh zë vendin e provës. Marrëdhënia mes medias dhe drejtësisë është bërë edhe më komplekse për shkak të revolucionit teknologjik. Shume me e thjeshte eshte bere realiteti I perhapjes se lajmit apo komenteve nepermjet teknologjise se sottme qe perfshin miliona njerez ne fare pak sekonda qe ushqehen dhe, jo pak besojne lajmin e pare te dhene edhe kur ai eshte pa cilesi apo ne kufinjte e lajmit te rreme. Jo rralle publikohen pamjet nga vendi I ngjarjes perpara se te arrije policia atje, shperndahen akte gjyqsore apo hetimore perpara se te paraqiten ne sallen e gjyqit. Ndaj, nevoja per vetqendrim ne standartet etike dhe cultures apo pergjegjesise profesionale eshte e larte, ne proporcion te drejte me mundesine e ndikimit te lajmit ne public.
Media inkurajohet të mos heshtë për çështjet, vecanerisht ato penale me interes publik. Eshte e shendetshme per te gjithe qe ajo duhet të raportojë, sepse I sherben transparences dhe llogaridhenijes se institucioneve te drejtesise. Por raportimi duhet të jetë i kujdesshëm, i balancuar dhe i mbështetur në fakte të verifikuara, me qellim qe informimi publik te mos rrezikoje dënimin publik. Prezumimi I pafajesise, eshte asset I cmuar, I pazevendesueshem dhe parim me ndikim te larte ne te gjithe proceduren qe ndiqet ne nje ceshtje, parim qe lidhet drejtpersedrejti edhe me kulturen e veprimit te sistemit, pikpamjet e tij etike, profesionale, vetekuilibrin, vetpermbajtjen, frymen e veprimit procedural, aftesine per te ruajtur gjykimin profesional nga ndikimi I paragjykimeve qe sjell edukimi apo kultura e manget, apo ndonjehere edhe paragjykime te pavetedijeshme.
Pause jo e shkurter.
Të nderuar kolege, miq te ftuar dhe pjesëmarrës !
Marrëdhënia ndërmjet medias dhe drejtësisë nuk do të jetë kurrë e lehtë. Ndoshta as nuk duhet të jetë, kur te vijne parasysh e mira publike qe rezulton nga ushtrimi I detyrave prej secilit institucion ne perputhje me ligjin dhe kompetencat perkatese.
Ajo qe duam dhe dime eshte se
– Drejtësia duhet të mbetet e pavarur, por edhe transparente,
– Media duhet të mbetet e lirë, por edhe e përgjegjshme, dhe qe
– Ato nuk jane bote te ndara, por dy institucione që, secila në mënyrën e vet, i shërbejnë të njëjtit qellim: mbrojtjes së së vërtetës, të drejtave të njeriut dhe interesit publik.
Ne emrin e trupes pedagogjike te Shkolles, shpreh bindjen dhe urimet per suksesin e kesaj conference si dhe, deshiren qe ndikimi I saj te jete pozitiv.
Ju faleminderit për vëmendjen.
