Pas 3 pikëve të bardhebluve ndaj Bylisit, edhe drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani është ndalur për mediat.

“Ju premtoj që punohet vërtetë shumë te Tirana. Falënderoj stafin, duke nisur nga Shehi dhe te të gjithë trajnerët e tjerë. Një meritë të madhe ka edhe presidenti halili, që na ka besuar. Besoj që edhe ne ia kemi shpërblyer me punën.

Xhixha? Kjo javë do të jetë shumë e ngarkuar për ne, pasi jo vetëm Xhixha, por mund të ketë edhe afrime shumë të rëndësishme. Nëse vjen një ofertë e kënaqshme për klubin do të ketë edhe shitje të tjera. Tirana ka ndryshuar shumë, pasi drejtohet nga njerëz të rinj. Pak a shumë si Oversport, që falë drejtorit Alban Xhihani ka formuar një skuadër shumë simpatike me analiztë të rinj në moshë.

Limaj? Nuk largohet njeri nëse nuk vendos klubi. Do analizojmë kë do afrojmë apo do largojmë. Tirana blen lojtarë të rinj dhe i shet si kampionë. Mundohemi që të nxjerrim financa nga merkatoja. Për Limajn vendoset pas një mbledhjeje që do kemi.

Ka premio pas fitores së sotme? Tirana ka një buxhet të madh dhe në çdo ndeshje skuadra ka premio, por ndryshon në varësi të kundërshtarit.

Abazaj? Në Shqipëri ka zgjedhur Tiranën, por nëse nuk firmos jashtë do të jetë një lojtar i yni” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: