Drejtuesi i SYRIZAS Stefanos Kasselaqis ka mbërritur sot në Shqipëri ku ka zhvilluar një takim në zonën e Dropullit.

Gazetarja Brikena Metaj raporton se ndalesa e parë e tij ishte në shkollën e Bularatit me drejtues të Zyrës Arsimore Finiq – Dropull.

Në takim është i shoqëruar nga konsulli grek në Gjirokaatër Dimitrios Sacharidis dhe kryetari i bashkisë Dropull Dhimitër Toli.

Gjatë këtij takimi të parë ai u njoh me një ekspoze të arsimit grek në zonën e minoritetit dhe problemet e tyre.

Herët në mëngjes Kasselaqis zhvilloi takim në Kallpaq të Janinës.

Më pas ai e ka vijuar turin në varrezat e dëshmorëve në Bularat ku vendosi lule në memorial.

“Jam krenar për vendin tim. Duhet të ndjejmë nevojën për paqe” tha Kasselaqis.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb