Në Francë vijon të bëjë shumë bujë deklarata jo etike e presidentit të Federatës, në raport me Zinedine Zidane. Ai “autogol” pritet t’i kushtojë shtrenjtë Noel Le Graet, pasi të shumtë janë zërat që janë ngritur kundër tij. Nga Mbappe, te Riberi e shumë personazhe të tjerë kanë dënuar sjelljen e numrit 1 të futbollit francez, i cili së fundmi është përballur edhe me akuza të tjera për ngacmim seksual etj.

Corriere Platini
Corriere Platini

Kjo situatë ka bërë që në lojë të futet edhe Emmanuel Macron, me presidentin e Francës që i ka dërguar një sms, për të studiuar terrenin, ish presidentit të UEFA-s, Michel Platini.

Ex Uefa President Michel Platini
Ex Uefa President Michel Platini

Macron kërkon të kuptoj nëse Platini është i interesuar për këtë post. Nëse kjo dëshirë e Macron do të bëhej realitet, do të ishte një rikthim i bujshëm i tre fituesit të “Topit të Artë”, i cili pas akuzave të forta për korrupsion dhe largimit nga UEFA ka qëndruar larg futbollit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: