Humbja e fundit kundër Man.United trazon edhe më shumë ambientin në shtëpinë e Tottenham Hotspur. Nëse nuk vjen një kthesë e shpejtë dhe e fortë, Nuno Espirto Santos pritet të shkarkohet. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, “gjelat” kanë filluar të studiojnë terrenin për të gjetur një zëvendësues të shpejtë nëse situata nuk ndryshon.

Gattuso
Gattuso

Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, emri i parë në listën e dëshirave është Genaro Gattuso, i papunë që kur u largua nga Fiorentina, skuadër ku nuk pati mundësi as të debutojë. Opsioni i dytë është Fonseca, ish trajneri i Romës, që gjithashtu pëlqehet edhe nga Newcastle.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb