Paulo Fonseca po vëzhgohet nga Olympique Marseille dhe Olympique Lyon. Kështu shkruan gazeta L’Equipe, sipas së cilës të dy klubet franceze dëshirojnë të bindin trajnerin që aktualisht është në krye të Lille. Fonseca ka një kontratë që skadon më 30 qershor dhe nuk përjashtohet një largim i mundshëm nga drejtim i skuadrës aktuale.

Lille ndodhet në vendin e katërt në tabelën e Ligue 1, me 43 pikë të marra në 26 ndeshje. Vendimtar me siguri do të jetë fundi i edicionit, atëherë edhe kur  do të bëhet bilanci i sezonit. Fonseca mbahet mend për shkak se ka udhëhequr ekipe si Braga, Shakhtar dhe Roma.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: