Kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka prezantuar sot “flotën” e re të makinave që përdoren për mbledhjen e mbeturinave në qytet.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët  të kontribuojnë më shumë për të mbajtur Vlorën pastër.

Leli njoftoi se pastrimin e qytetit e ka marrë tashmë në dorë bashkia pas heqjes së licencës së firmës e cila kryente deri tani këtë detyrë.

POSTIMI:

Gëzimi i kësaj dite ka nisur ca vite më parë, por koha e pengesat nuk mi kanë ndryshuar ëndrrat për ta bërë Vlorën të pastër. Nga sot, shpresoj shumë që t’ia arrijmë. Ngërçet e pafundme që krijoi dhe ende po krijon firma ‘Duka’, përgjegjëse për pastrimin e qytetit, e bënë të ngutshme ndërhyrjen me këto super mjete që po prezantojmë sot, 20 makina të teknologjisë së fundit që do të bëjnë mbledhjen e mbeturinave.

Ata që do të pyesin se përse u kujtuam kaq vonë, jo, nuk u kujtuam kaq vonë! Vënia e makinave në shërbim të qytetit ishte parashikuar të bëhej bashkë me përfundimin e Landfillit të Sherishtës, por vonesat e tij dhe nevojat e qytetit për të shpëtuar nga mbetjet, nuk na lejojnë vonesa të tjera.

Në këtë pikë, përdorimi i këtyre mjeteve dhe heqja e licencës së firmës së pastrimit janë zgjidhja e vetme për qytetin. Nuk do harroj e as do lodhem të përsëris edhe kërkesën e vazhdueshme për t’i hedhur mbetjet në kosh, aty ku kanë vendin, as nga makina, as nga ballkoni e as nëpër rrugë!

Të përpiqemi të gjithë bashkë ta mbajmë Vlorën të pastër, jemi në zemër të sezonit turistik!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb