Në emisionin “Kjo Javë” në “News24”, Agron Haxhimali drejtor ekzekutiv “Instituti për Bashkitë”, foli për reformën territoriale dhe situatën në vend.
Ai u ndal edhe tek takimi i mbajtur në katër qarqe, për të cilat tha se është një indicie e mirë dhe pozitive. Por gjithashtu në këndvështrimin e tij tha se kjo është një çështje ku nuk duhet të bëhet instrumentalizim i pjesëmarrësve.
Më tej nënvizoi se qytetarët kanë pasur ankesa të vazhdueshme lidhur me mungesën e përfaqësimit, shërbimeve. Ndaj nënvizoi se në këto dëgjesa nuk duhet të ketë të majtë e të djathtë, por duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve.
“Në dimensionin politik kam një vlerësim shumë të mirë të klimës pozitive mes mazhorancës dhe opozitës, midis bashkëkryetarëve. Për mua është një mesazh që për reforma të tilla duhet të jemi tolerant, bashkëpunues. Dhe çfarë nuk kam parë si pozitive është instrumentalizimi i pjesëmarrësve. Sepse kurrë nuk do pëlqeja që të ndaheshin , këtej të majtë e të djathtë. Kam qenë kritik e kam shprehur, nuk është ky stili, nuk është ky stil që i shkon Shqipërisë në vitet 2026, nuk duhet të instrumentalizojmë pjesëmarrësit. Dhe tek pjesa qytetare, ankesat më të shpeshta që nga takimi i parë në Lezhë, Gjirokastër, Elbasan e Vlorë, qytetarët qoftë të majtë e të djathtë, nuk janë të kënaqur me shërbime, me përfaqësimin, ngrenë ankesa nga më të ndryshme, duan shërbime, Duan bashki më të forta, më pranë tyre. Shërbimet janë larguar, zyrat na janë larguar, me kryetarin nuk takojmë, këshilltari nuk na pyet, pushteti na është larguar. Pra nëse do t’i linim të lirë krejt qytetarët, nuk janë të gëzuar, ata do ta vlerësonin negativisht. E thashë vijnë shumë politikanë, deputetë, i konsumojnë hapësirën kohore qytetarëve”, tha mes të tjerash ai.
