TIRANE- Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas sasisë së 500 kg drogë që u kapën dje në Lecce të Italisë, ku mes 4 të arrestuarve, njëri ishte shqiptar.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Nishani thekson se sërish në Itali u kap drogë, që vinte nga brigjet e ‘kontrolluara’ të Shqipërisë. Po ashtu ai theksoi se për këto sasi të kapura droge, nuk ka asnjë shpjegim nga qeveria shqiptare.

REAGIMI I NISHANIT
Përsëri drogë pa fund në Itali nga brigjet “e kontrolluara” të Shqipërisë.
“Një sasi e madhe droge, marijuane që sapo kishte mbërritur nga Shqipëria me një vlerë rreth 600 mijë euro, u kap në brigjet e Leçe mesditën e së dielës”, informon media.
Asnjë shpjegim nga qeveria shqiptare.
Krimi vazhdon punën e tij !!!!
Ai pasurohet, shqiptarët varfërohen.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb