Policia e Tiranës ka vënë në pranga 14 persona gjatë një aksioni të orëve të fundit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht te arrestuarit akuzohen për drogë, dhunë në familje dhe vjedhje.

Njoftimi i policisë:

E. S., 25 vjeç, L. V., 20 vjeç, M. H., 20 vjeç dhe J. C., 20 vjeç. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. D., 43 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Sh., 18 vjeç si dhe u referuan materialet për 2 shtetas të mitur 12 dhe 13 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një sasi parash në furrën e bukës të shtetasit K. H.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. T., 37 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shetasve:

K. Sh., 39 vjeç, K. B., 51 vjeç dhe Gj. N., 61 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

D. M., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur;

G. I., 43 vjeç dhe A. B., 38 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb