Gazetari Alfred Lela i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka thënë se tashmë është reale pas raportit të tij mjeko- ligjor se më 17 maj të 2020 ai u dhunua tek Teatri Kombëtar.

Lela thotë se ishte diçka serioze se e provoi në kurriz të tij por kryeministri e mohoi, e mohoi, e mohoi.

Më tej gazetari ka rezerva për ndërkombëtarët, për të cilët thotë se reagojnë edhe për humbje macesh ndonjëherë kurse kësaj radhe gazetarët i lanë jashtë vëmendjes. Ndërkohë për ta përmbyllur fjalën gazetari Sokol Balla ka shtuar me batutë ”domethënë dru real”.

 

‘’E kisha atë tensionin të kuptueshëm, sepse të paktën, ne kemi qenë të dy bashkë në studio ose në skenë me kryeministrin dhe ai e mohoi, e mohoi, e mohoi praninë e dhunës. Po të flasim tani unë dhe kryeministri jemi palë, mjeku është ekspert. Ëhtë e qartë shenjat që nuk u dukën shumë nën gju apo mbi gju, por edhe shumë shenja në raport. Ishte një gjë serioze se unë e provova në kurrizin tim. Edhe për ndërkombëtarët se duket sikur është beteja për veten, për Alfredin, por është dhunimi i një gazetari, me këtë petk, cilësi, gradë. Unë them që gazetarët u lanë jashtë vëmendjes së ndërkombëtarëve, unë e thashë aty, reagojnë edhe për humbje macesh, për të drejtat e kafshëve, njerëzve, pozitive e negative kurse nuk e kanë kuptuar dhunimin e gazetarit a nënshtetasit.’’- tha Alfred Lela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb