Historia që po trajtohet ditën e sotme në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24, të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, ka të bëjë me një 44-vjeçar, baba i tre fëmijëve të mitur, i cili rrëfen dramën dhe konfliktin që po përjeton pas ndarjes nga bashkëshortja.
Sipas dëshmisë së tij, vite më parë ai njohu një grua me një të kaluar të vështirë, të cilën vendosi ta pranonte dhe ta ndërtonte jetën me të, duke krijuar familje dhe sjellë në jetë tre fëmijë.
Por pas divorcit, marrëdhënia mes tyre u përkeqësua, ndërsa gruaja nisi një lidhje me një shtetas grek dhe vendosi të jetonte me të.
44-vjeçari pretendon se kunati i tij ka marrë fëmijët dhe i ka nxjerrë jashtë territorit të Shqipërisë në mënyrë të paligjshme. Ai kërkon drejtësi dhe rikthimin e fëmijëve pranë tij. 44-vjeçari rrëfen divorcin e vështirë sakrificën për familjet dhe sipas tij kërcënimet që ka marrë.
“Unë e mora e çova në shtëpi, krijova një familje. E çova te shtëpi te nëna dhe babai. Unë nuk pyeta fare. Kur u njoh me mua pas dy javësh shkova me prindërit e mi. Me familjen e vajzës kam kaluar shumë mirë, i ka ndihmuar për çdo gjë. I kam ndalë në krah edhe në situata të vështira. Që kur u lidh me mua, ajo nuk mbante më lidhje me vajzën e hallës”, u shpreh ai.
Gjithashtu gjatë intervistës, ai ka treguar situatën e vështirë në të cilën është gjendur, duke rrëfyer se ka tentuar edhe t’i japë fund edhe jetës.
“Unë në Greqi kam shkuar në 2020, kërkuam për shtëpi gjetëm mbështetje. Në fillim kam qëndrua me qera, por më pas greku nuk ka marrë qera pasi kërkonte që gruaja të bënte punët në shtëpi. Tentova 2-3 herë për të varur veten në Greqi, vetëm nga turpi. Unë vërtet që nuk kam shumë para, por jam një djalë me zemër të pastër. Gruas i flisja dhe i thoja që nuk duhet të vazhdojë në këtë mënyrë sepse do na shkatërrohet familja”, u shpreh ai.
