Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e cila po konsiderohet një nga talentet më të mëdha në botën e muzikës, është në mesin e garuesve për çmimin “Sound of 2016 (Zëri i Vitit)” që jepet nga BBC.

“Sound of …” është çmim që ndahet që nga viti 2003 nga kritikët dhe figura të rëndësishme të industrisë së muzikës, ndërsa organizohet nga BBC.

Në garën e 15 artistëve për këtë vit është edhe shqiptarja Dua Lipa, e cila me hitin e saj “Be The One” ka korrur suksese mjaft të mëdha.

Lista prej 15 këngëtarëve do të bie në 5, ndërsa më 8 janar do të mësohet fituesi i këtij viti.

Më parë këtë çmim e kanë fituar edhe këngëtarë si Sam Smith, Adele e Jessie J.

Lista e plotë përbëhet nga:

Izzy Bizu

Blossoms

Alessia Cara

Loyle Carner

Frances

Jack Garratt

J Hus

Dua Lipa

Mabel

Billie Marten

Mura Masa

NAO

Rat Boy

Section Boyz

WSTRN

Performanca live e Dua Lipës për “BBC Sound of 2016”


(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: