Detaje të reja kanë janë zbuluar së fundmi në lidhje me tentativat për vrasjen e Elton Kilës, i njohur ndryshe edhe si Oti i Elbasanit, pasi atij i janë bërë dy tentativa për ta vrarë, por që të dyja këto tentativa kanë dështuar, pasi ai nuk ka qenë pranë pikave ku vrasësit me pagesë kishin planifikuar për të finalizuar aksionin. Ndërkohë ai vijon të mos merret në pyetje nga SPAK, pavarësisht këtyre tentativave për ta eleminuar.

Gazetari Artan Hoxha, ka bërë me dije në “ABC Live” se vetë Kila i është drejtuar me një letër, kreut të SPAK, Arben Kraja, për t’i treguar situatën në të cilën ndodhej.

Kila i shkroi Krajës, duke i shpjeguar se është informuar nga mediat që është i rrezikuar për tu vrarë, ndërsa mes të tjerash thekson se ka mësuar se është nën monitorim për t’u vrarë nga grupi i financuar nga Erjon Alibej. Elton Kila kërkon të japë shpjegime përpara SPAK për të sqaruar pozitën e tij. Po ashtu Kila në letrën e tij e njofton Arben Krajën se ka bërë kërkesë në polici për të përfituar mbrojtje.

“Kërkojë të japë shpejgime për të sqaruar pozitën time. Kam bërë kerkesë tek ju, me datë 10.11.2022 dhe në polici për te me ofruar mbrojtje. Jam njeri që dua të vazhdojë rutinën e jetës time. Baba i dy vajzave. Kërkoj të vazhdoj jetën time.”, shkruhet mes të tjerash nga Elton Kila në letrën drejtuar Krajës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb