“Piranjat” të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj kanë sjellë në puntatën e kësaj të diele një histori dhune dhe pengmarrjeje.

Një 14-vjeçar i quajtur Emiljano kërkon ndihmën e “Piranjave” për të shpëtuar nga dy rrëmbyesit e tij të cilët për koiçidencë kanë dhe të njëjtin emër, pasi quhet të dy Gëzim.

I mituri rrëfen gjatë telefonatës me gazetaren e “Piranjave” Ledjona Xheladinaj se ai mbahet jashtë dëshirës së tij në malet e Delvinës ku shfrytëzohet si bari, dhe shpesh dhunohet nga pronari i tij një i moshuar i quajtur Gëzim.

Ndërsa roli i Gëzimit të dytë i cili është më i ri në moshë, rreth 58-vjeç është ai i “dajos”, i cili jeton në familjen e Emiljanos.

Gëzimi i dytë është ai që e ka dërguar tek adashi i tij i moshuar, i cili jo vetëm e torturon me punë por edhe e qëllon me mjete të forta herë pas here të miturin.

Ndërkohë nga ajo që rrëfen i mituri veç tij dhunohet edhe motra e tij që është pak më e madhe, kjo pasi bën punë të rënda bujqësore për “dajën”, por ka dyshime të forta që mund të ketë edhe abuzim seksual.

Për të parë se çfarë ndodh në të vërtetë me këtë histori gazetarja e “Piranjave”, Ledjna Xheladinaj, niset drejt Delvinës dhe kontakton me pronarin e Emiljanos (pasi djalit ndodhet në mal me bagëtinë), Gëzimin 74-vjeçar. Ky i fundit fillimisht nuk pranon se po e shfrytëzon të miturin, më pas mundohet t’i hedhe fajin adashit të tij nga Fieri.

Në ndihmë të “Piranjave” shkon edhe policia e Delvinës e cila e kërkon djalin në mal por pa gjetur asnjë gjurmë.

Çfarë ka ndodhur me Emiljanon?

Biseda e gazetares me të miturin:

Kush të ka goditur? Si e ka emrin?

Gëzimi

Po pse të ka goditur?

Ashtu i do qejfi

Sa vjeç je ti?

14 vjeç

Pse nuk të lënë të shkosh?

Nuk më lënë

Çfarë të thonë?

Thotë rri përgjithmonë tek mua, thotë ky pronari im

Sa orë në këmbë bën?

3 orë

Lodhesh?

Po lodhem..

Ku fle?

Në stan, ja ku jam tani

Je mërzitur ti?

Pooo

Ku do të shkosh ti?

Në shtëpinë time

A vjeç e ke motrën?

15 për 16 vjec

Më ke jeton?

Me mamin dhe gjyshen

Kush është Gëzimi?

Është njëri nga Tepelena. Motra ime punonte vetëm për Gëzimin, ia jepte lekët atij, se ai e kërcënonte atë, jo do të vras…

Po motra është shumë e vogël, çfarë punë bënte?

Punonte me kazmë, me bela… punë bujqësie

Po mami e njeh Gëzimin?

Po… Gëzimi motrën time e dashuronte

Sa vjeç është?

58 vjeç

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: