Ishte një rrëfim që tronditi shumëkënd ai i autorit të teksteve të qindra këngëve Jorgo Papingji, të cilit i është akorduar titulli “Mjeshtër i madh” por nuk e merrte pensionin e veçantë.

Por sot qeveria ka vendosur t’i akordojë dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Jorgo Papingji, në masën e katërfishit të pensionit social. Vendimi është publikuar sot në fletoren zyrtare.

Papingji
Papingji

Në një intervistë televizive, Papingji shumë i prekur dhe i përlotur deklaroi se ishte peng i jetës së tij dhe pyeste se ku shkonte ky pension.

“Unë nuk e kam kuptuar asnjëherë pse më ka ngelur peng. Ka lidhje me vlerësimin e punës sime, jo me vlerësimin formal se i kam marrë të gjitha, çmime, vlerësime, letra, fleta nderi, fleta lavdërimi. Nuk e kam kuptuar asnjëherë, kam tetë vite që kam marrë titullin “Mjeshtër i Madh” dhe gjatë këtyre tetë viteve nuk ka dal ende vendimi që unë të marr pensionin e veçantë. Unë nuk e di dhe nuk besoj që jepet pas vdekjes. Në një moshë që jam unë do ta kisha marrë atë pensionin. Nuk e di arsyen, cila është mënyra e vlerësimit, kush e pengon këtë gjë! Dua të them që më jepet apo nuk më jepet pensioni i veçantë unë pensionin e marrë në çdo takim me njerëzit, në çdo tavolinë që rri me njerëzit, në çdo rrugë që kaloj, me mijëra përshëndetje nga njerëzit e thjeshtë dhe të natyrshëm edhe nganjëherë ku bie rasti ju them që nuk e kam marrë pensionin, më thonë: “Ti se ke marrë pensionin! Si ka mundësi”,- shprehej Papingji në tetor të vitit të kaluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb