Anëtari i FRPD-së Durrës: Po përdoren teknika për të frikësuar të rinjtë dhe për të ulur pjesëmarrjen në protestë

Një anëtar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Durrës ka denoncuar, sipas tij, teknikat që po përdoren për të frikësuar të rinjtë dhe për të ulur pjesëmarrjen në protestat studentore.

Në reagimin e tij, ai kujtoi edhe protestën pas vrasjes së Klodian Rashës, duke u bërë thirrje studentëve të mos tërhiqen nga frika dhe të vijojnë qëndrimin e tyre.

“Teknika të përdorura për të ulur pjesëmarrjen në protestë e për të frikësuar të rinjtë. Kjo ka ndodhur që nga protesta ku u vra Klodian Rasha. Studentët të mos frikësohen, gjithçka bëhet për të shuar protestën, që nuk mund ta vrasë më regjimi”, u shpreh ai.

Më tej, anëtari i FRPD-së theksoi se fokusi duhet të jetë te bashkimi i të rinjve dhe qytetarëve për të arritur, sipas tij, ndryshimin politik dhe vendosjen e një qeverisjeje demokratike.

“Duhet të shohim vetëm si të bashkohemi për të arritur rezultatin përfundimtar në arritjen e një qeverisjeje demokratike”, përfundoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb