Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, në një prononcim për gazetarin e News24, Klevin Muka, ka dënuar përdorimin e gazit dhe masave policore ndaj protestuesve. Ai e cilësoi sjelljen e autoriteteve si represive dhe paralajmëroi se presioni ndaj qytetarëve mund të kthehet në bumerang për qeverinë.
“Edhe ata që kanë pushtuar nuk ushtrojnë në këtë farë feje. Ky kryeministër, që paguhet nga taksat e qytetarëve, ushtron dhunë dhe hedh gaz me dron, sikur po sulmon një vend armik. Po përdor masa represive, gjoba, shoqërime, duke menduar se u fut frikën qytetarëve. Do t’i kthehet në bumerang.
Unë kam dalë me studentët që ditën e parë, për të larguar këtë njeri që i ka larguar qytetarët nga vendi dhe po tenton të shesë Shqipërinë.”, tha ai.
