TIRANE

Ditën e sotme është publikuar klipi zyrtar i këngës “Duje” e Albinës dhe Familjes Kelmendi e cila do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision 2023”.

“Duje” arriti të rrëmbente zemrat e publikut për mesazhin që përcjellë, ku kënga flet për ndarjen e anëtarëve të familjes dhe i bën jehonë bashkimit të tyre.

Albina dhe Familja Kelmendi u shpallën fitues të edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar për të përfaqësuar shqiptarët në Eurovision Song Contest 2023 në Liverpool, Mbretërinë e Bashkuar në datat 9, 11 dhe 13 Maj.

Shqipëria do të këndojë natën e dytë të gjysmëfinales, 11 maj.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb