Tirana ia doli të fitojë 3-2 në finalen e Superkupës së Shqipërisë ndaj Vllaznisë. Pas takimit për mediat foli Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

“Jam i kënaqur që u rikthyem në futbollin vendas, pas Kupës së Botës. Pamë një ndeshje shumë të bukur, mes dy skuadrave që kërkuan që të fitonin ndeshjen me çdo kusht. Ndeshja ishte shumë e bukur, u shënuan 5 gola, gjë që është e rrallë në kampionatin shqiptar.

Superkupa një risi? Është më mirë që bëhet në këtë periudhë, sepse në fillim të sezonit skuadrat nuk janë akoma në formën optimale. Ky është fillimi i një tradite ndryshe për ta komercializuar më shumë këtë trofe. Rikthehemi në datën 11 me kampionatin dhe uroj që të kemi sa më shumë ndeshje të bukura dhe spektakolare” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: