TIRANE- Eli Fara mbetet padyshim ikona e muzikës shqiptare, por edhe një nga femrat e bukura të showbizit. Ndonëse është komentuar shumë për bukurinë e saj që i ngjet asaj të një vajze 20-vjeçare, Eli ka folur për herë të parë për operacionet plastike.

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Eli iu përgjigj aludimeve. Ajo mohoi kategorikisht ‘gojët e liga’, ndërsa tha me humor se operacion plastik ka bërë vetëm flokët.
-640-0-5ae4c968d241f
“S’e kuptoj pse presin të plakem, mua s’më nxiton njeri, e kam marr avash-avash. Ka mbirë botoksi në mendjen e njerëzve, edhe unë kam filluar të mendoj në fakt. Vetëm flokët kam operacion plastik”, tha Eli.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: