Në shenjë solidariteti me Itali, e goditur rëndë nga koronavirus, në bashkinë e Durrësit është shpalosur një banderolë, kur shkruhet “Durrsi e do Italinë”.

Banderola është konceptuar në formën e një zemre, e ndarë në dy pjesë, kun ë njërën anë është vendosur flamuri Italian e në tjetrën ai shqiptar. Lidhja e Durrësit me Italinë është edhe më e afërt për shkak të portit, si edhe numrit të lartë të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Durrësi ❤ Italinë!
Në shenjë solidariteti, për t’u treguar fqinjëve tanë, por edhe të gjitha familjeve durrsake që prej vitesh jetojnë në anën tjetër të Adriatikut, se nuk janë VETËM!
Lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që po luftojnë për jetën kundër COVID-19?!” – shkruan ne facebook, kreu i bashkise ne Durres.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb