Kroacia dhe Brazili janë dy skuadrat e radhës që shkojnë në çerekfinalen e Botërorit të Katarit. Për analizën e zakonshme të mbrëmjes në Qatar n’24 në News 24 është i ftuar trajneri i njohur, Shpëtim Duro.

“Brazili- Pritej kjo lojë e Brazilit. Ne e diskutuam edhe mbrëmë. Kishte përballë një rival modest. Ishte ekip superior dhe fitoi me rezultat të thellë.Bukuria ishte te ndeshja tjetër mes Kroacisë dhe Japonisë. Fati dhe penalltitë ishin me Kroacinë. Ekipi i Dalic ishte kompakt.

Brazili ka qenë gjithmonë spektakolar, por është një skuadër shumë e fortë, kompakte, ka forcuar shumë momentin kur Brazili humb topin. Është skuadër që pozicionohet mirë në fushë dhe nuk i lë hapësira kundërshtarëve, një Brazil aq i fortë bëhet shumë i frikshëm se të shënon në çdo moment. Duke patur individualitete në skuadër, atë ka të bukur çorientimin taktik, shënonte dhe krijonte probleme mbrapa. Brazili është shumë i fortë, shumë kompakt si skuadër. Vetëm kur ishte 4-0 sigurisht që nuk ka më vlera e toleroi pak– Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: