‘Ndryshimet kushtetuese te 21 prillit (2008) e kthyen Shqiperine nga republike parlamentare ne republike kryeministrore’. Keshtu thoshte Ilir Meta, i intervistuar nga Zeri i Amerikes, teksa ndodhej ne greve urie brenda Kuvendit, se bashku me deputete te tjere, ne nentor 2008.
Dy njerez, Edi Rama dhe Sali Berisha, rane dakord 11 vjet me pare te ndryshonin Kushtetuten dhe sistemin zgjedhor ne Shqiperi.
Perse e bene ata kete gje? Per te miren publike? Mos deshen qe ne, qytetaret, te kishim mundesi te perfaqesoheshim me mire? Jo. Ata vendosen qe parlamenti nuk mund ta largonte kryeministrin perpara perfundimit te mandatit. Parlamenti nuk mund te krijonte nje shumice te re, pervec asaj qe kishte hartuar ne listat e kandidateve vete kryeministri. Nese kjo ndodhte, atehere kryeministri fitonte te drejten te shperndante parlamentin. Per kete u shpiken neni 104 dhe neni 105 i Kushtetutes.
Rama dhe Berisha vendosen: ‘Kete vend do ta drejtoje vetem njeri nga ne te dy, une ose ti. Kush fiton zgjedhjet, i merr te gjitha.’
Tani une pyes, a ka bashkepunim me te frytshem se ky? A mund te enderrojne me shume bashkepunim dy politikane se sa te jene te afte te ndryshojne ligjin themeltar per te vendosur veten ne pozita te pakontestueshme? Dhe ata e arriten kete, ky ishte kulmi i tyre historik. Le te jene urryer sa te duan, le te shahen sa te duan tani me rob shpie.
Kryeministri mbreteron, njerezit pasi votojne nuk kane me asnje fuqi, duhet te presin kater vjet qe, nese munden, te zgjedhin kryeminister tjeter. Po cfare ndodh kur zgjedhin kryeministrin tjeter? Kryeministri mbreteron, njerezit pasi votojne nuk kane me asnje fuqi…. e keshtu, rotacion pas rotacioni.
Deputetet jane perfaqesues te kryetarit te partise qe ka hartuar listat, jo te qytetareve qe i kane votuar ato lista.
Vetem nje sistem proporcional kombetar me lista te hapura mund te sjelle nje parlament perfaqesues. Qytetaret ne Shkoder, Tirane e Korce, do te votonin se bashku, me te njejten peshe vote. Bandat do e kishin me te veshtire te kercenonin apo blinin voten (pse nuk ndodh kjo gje ne Tirane?), forcat e reja do e kishin me te lehte te perfaqesonin qytetaret ne Kuvend. Njerezit do te zgjidhnin njerez te tjere, me emer e mbiemer, jo numra ne listen e kryetarit.
Duhet te ndryshohen nenet 104 e 105 te Kushtetutes, te ndryshohet sistemi zgjedhor dhe te kemi nje ligj per referendumet. Ose duhet te jemi pjesemarres ne vendimarrje, ose nuk duhet te marrim fare pjese ne kete republike. Opozita duhet te angazhohet qe te beje pikerisht kete, por as e ka ndermend. Atehere 16 shkurti nuk ka vlere per ne, qytetaret e republikes, por ka vlere vetem per ata qe pretendojne te fusin duart ne te ardhurat publike, ne vend te ketyre qe jane sot.
Ajo qe po ndodh ne Fakultetin e Shkencave Sociale ka vlere ku e ku me shume. Asamble, pjesemarrje, rezistence, dinjitet, demokraci. Cfare dine partite tona politike per keto fenomene? Asgje nuk dine.
Momenti ku jemi sot nuk duhet humbur. Shume njerez kuptojne sot se gjerat duhet te ndryshojne. Rotacioni per hir te rotacionit nuk mjafton. Duhet te rimarrim ne dore vendin tone. Studentet e pedagoget kane marre ne dore fakultetet e tyre. Ata jane shembulli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb