Me një qasje të re më dinamike, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të bëjnë përpjekje këto dy ditë që t’i japin fund mosmarrëveshjeve mes dy vendeve. Në prag të seancës së përbashkët të të dy qeverive, po bëhen përgatitjet e fundit, me grupet e punës dhe përafrimin e qëndrimeve.

Mosmarrëveshjet mes dy vendeve për gjuhën, identitetin kombëtar dhe përfshirjen në Kushtetutën maqedonase të minoritetit bullgar, ka bllokuar procesin eurointegrues jo vetëm të Maqedonisë së Veriut, por edhe Shqipërisë, pasi Bullgaria ka vendosur veton për hapjen e negociatave.

Nuk ka afate konkrete nga qeveria e re bullgare se kur do të ndryshojë qëndrim ndërsa BE nuk është në një mendje për ndarjen e vendimmarrjes për Tiranën nga ajo për Shkupin në rrugën e integrimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb