Ish- kreu i SHISH, Fatos Klosi i ftuar në emisionin ‘Real Story’ të Sokol Ballës në News 24 ka komentuar lidhur me protestat dhe vrasjet që kanë ndodhur në vitet e fundit duke shigjetuar partitë politike më të mëdhaja në vend.

Klosi thotë se të dyja kampet nuk përdorin logjikën por shkojnë përtej saj, duke gjetur shkaqe kur humbin dhe duke gjetur po shkaqe për të ardhur në pushtet dhe kjo sipas tij ndodh gjithmonë me të dyja.

Po ashtu ai shton se arsyeja pse politika shqiptare është kaq e fortë është korrupsioni.

‘’Ka ndodhur gjithmonë dhe do ndodhë kur janë dy kampe kundërshtare që shkojnë përtej llogjikës. Mbështeten mbi logjikën e forcës, pala tjetër është gabuar.

Në politikën shqiptare nuk ka logjikë. Gjejnë shkaqe pse humba, gjejnë shkaqe që të vijnë para në pushtet. Arsyeja është korrupsioni pse politika shqiptare është e fortë. Pushteti të jep shumë favore, pushteti të jep forcë. ‘’- tha Fatos Klosi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb