Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut rivendosën kanalin e komunikimit ndërkufitar. Seuli tha se dy Koretë zhvilluan telefonatën e parë që nga gushti. “Me rivendosjen e linjës së komunikimit Jug-Veri, Qeveria vlerëson se është siguruar një bazë për rimëkëmbjen e marrëdhënieve ndër-koreane”, tha përmes një deklarate Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut e mbylli linjën telefonike në gusht, në shenjë kundërshtimi ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut KCNA tha më herët se linja do të rihapet, por i bëri thirrje Seulit që të punojë drejt përmirësimit të lidhjeve të tendosura ndërkufitare. Agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut Yonhap sugjeroi se rivendosja e linjës telefonike ngre shpresat për rifillimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkufitar. Që nga ndërprerja e linjës në gusht, Koreja e Veriut, e cila ka armë bërthamore, ka testuar disa raketa të reja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb