Mjeku Tritan Kalo ka informuar lidhur me 2 rastet e konfirmuara me koronavirus në Shqipëri duke theksuar se ata po marrin trajtimin e duhur.

Kalo gjithashtu sa i përket kritikave për dhomat karantinë në Spitalin Infektiv sqaron se ato janë dhoma spitali me mjetet dhe kapacitetet e duhura duke i krahasuar me standartet botërore.

”Dy rastet por marrin trajtimin e duhur dhe përkatës. Duhet të kuptoni se në Infektiv janë marrë masat e duhura, dhuma që kanë oksigjen të mjaftueshëm, mjete të domosdoshme.
Nuk janë dhoma hotele por dhoma spitali. Përshtatja e tyre janë në përputhje me kushte spitalore dhe kushtet më të mira dhe janë me standarte botërore.
Do ja dalim mbanë edhe kësaj beteje.”- tha Kalo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb