Pasi kanë kaluar vite të tëra me një ‘luftë’ të ashpër mes tyre, më në fund ka ardhur edhe momenti i
paqes. Janë zbutur gjuhët mes dy këngëtarëve më të ndjekur të momentit, sidomos për moshat e reja. Me sa duket, si Noizy, ashtu edhe Stresi, kanë hequr dorë nga këngët e mbushura me ofendime drejtuar njëri-tjetrit.
Ditët e fundit Stresi ka dhënë një intervistë, ku nuk ka ngurruar të flasë edhe për rivalin e tij. Për Noizy-n, Arkimed Lushaj u shpreh se ‘djali ka talent, mos me ja hup’. Nuk dihet ende se cila është arsyeja e këtij pajtimi mes dy ‘ish-armiqve’. Ndoshta Stresi është bërë më i ndjeshëm teksa ka kaluar më shumë se tre muaj në arrati, ose të dy po planifikojnë një bashkëpunim, për të marrë më shumë vëmendje nga publiku.

(m.k/VipPages/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: