ITALI

Lazio duket se ka hequr dorë nga titulli kampion i Serisë A pas humbjes së dytë ndaj Lecce-s. Lacialët kanë humbur në dy ndeshje 6 pikë, që do mjaftonin ta ngushtonin diferencën me Juventusin deri në 2 pikë, por të kaltrit kanë hedhur hapa false.

Pas humbjes 0-3 nga Milanit, sonte Lazio u shokua nga Lecce. Si vizitorë kaluan të parët në avantazh me Felipe Caicedo që në minutën e ‘5, por vetëm kaq. Lecce do të barazonte me Babacar, madje humbi dhe shansin ta përmbyste rezultatin që në pjesën e parë, por Mancosu humbi penalltinë e akorduar.

Nuk do të vononte, dhe Lecce përmbysi rezultatin në minutën e 47’ me Lucioni. Pavarësisht tentativave, Lazio nuk ia doli dot as të barazojë, madje në minutat e fundit Patric humbi toruan dhe kafshoi kundërshtarin duke u larguar me karton të kuq nga fusha e lojës.

Teksa kanë ngelur edhe 7 ndeshje nga përfundimi i kampionatit, 8 për Juventusin në këtë rast, janë edhe 21 pikë në lojë për Lazion, por duket se me dy ndeshjet e fundit i kanë hapur rrugën Juventusit të marrë pa vështirësi edhe titullin e radhës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb