Persona të armatosur duke përdorur dinamit sulmuan një stacion policie në juglindjen e trazuar të Nigerisë, një ditë pasi dy policë u vranë në një sulm tjetër në zonë, tha policia.

“Personat e armatosur erdhën me dinamit në orët e para të ditës së sotme dhe bombarduan një pjesë të stacionit në Oru, por sulmi u zmbraps,” tha zëdhënësi i policisë së shtetit Michael Abattam.

Ai tha se katër nga sulmuesit u vranë.

“Katër nga personat e armatosur u neutralizuan dhe pesë IED (pajisje shpërthyese të improvizuara) u gjetën.”

Abattam tha se një numër personash të armatosur me eksplozivë sulmuan stacionin e policisë Umuguma jashtë Owerri, kryeqyteti i shtetit, duke lënë të vdekur dy policë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb