Në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’, Brazili barazoi 1-1 në fushën e Kolumbisë. Për brazilianët shënoi super gol Willian në minutën 45 të pjesës së parë. Ylli i Chelseat goditi saktë nga një largësi e konsiderueshme dhe e dërgoi Brazilin në epërsi në një fushë të vështirë siç është ajo e Kolumbisë.

Por, rezultatin e barazoi Radamel Falcao në minutën e 56, pas një krosimi të saktë. Kolumbia mban vendin e dytë në tabelën e kualifikimeve të Amerikës Jugore, para Uruguait, Kilit e Argjentinës.

(i.ç/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb