Ministria e Shëndetësisë ka informuar sot se 2 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “News 24” e “Balkanweb” se numri i të shtruarve në spital me Covid-19 ka shkuar 88 individë.

Lajmi i mirë është se mjekët thonë se nëna dhe një foshnjë janë në një gjendje më të stabilizuar tashmë.

“Një mjek nga Puka është në gjendje të rëndë. Ministria e Shëndetësisë raporti për 2 të vdekur në 24 orët e fundit. Një person i vdekur po dërgohet në morg. Nuk dihet nëse të dhënat e MSH janë të fundit apo kanë disa orë.

Lajmi i mirë është se nëna e foshnja janë në terapi. Bebi 2 muajsh ka imunitet, duke mos u trajtuar me fizio-terapi. Mjekët thonë se nëna dhe foshnja janë në gjendje të stabilizuar. Rritet numri i pacientëve në spital, janë 88 për momentin”, tha gazetari Skëndaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb