INDONEZI-Dy lëkundje të fuqishme me magnitudë 6.1 dhe 7.5 janë regjistruar në Indonezi.

Lëkundja e parë ndodhi në ishullin Sulawesi duke shkaktuar lëkundje të forta që zgjatën rreth 10 sekonda në qytetin e Donggla. Deri tani nuk raportohen viktima.

Lëkundja e dytë është regjistruar rreth 80 km nga Palu, dhe epiqendrën e ka pasur në thellësinë 10 km. Autoritet kanë lëshuar alarmin për cunam.

Në dhjetor të 2004 një tërmet me magnitudë 9.1 shkaktoi 230 mijë të vdekur në Sumatra.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb