Bayern Munchen është nën hetim nga prokuroria. Më saktë, nën hetim kanë përfunduar tre drejtuesit kryesorë të skuadrës, Oliver Kahn, Hasan Salihamidzic dhe Karl Heinz Rummenigge, ky i fundit për kohën që ka qenë si CEO. Për çfarë bëhet fjalë?

Sipas prokurorisë, klubi gjerman ka bërë disa shkelje në lidhje me akademinë e skuadrës, më saktë disa trajnerë kanë deklaruar se punojnë aty me pagë 450 euro në muaj, ndërkohë që sipas prokurorisë bëhet fjalë për një shumë më të madhe.

Dyshimet kanë lindur pasi policia ka marrë në pyetje disa njerëz që punojnë në akademinë e klubit të Bayernit të cilët u janë përgjigjur në mënyrë të dyshimtë autoriteteve.

Këta të fundit kanë raportuar gjithçka në prokurori. Ndërkohë që sipas “Bild”, kjo çështje ka disa javë që hetohet duke akuzuar drejtuesit e Bayernit për heshtjen e tyre.

Ndërkohë që të tre drejtuesit e lartpërmendur do të thirren nga drejtësia për të dhënë versionin e tyre, prokuroria gjithashtu do të kërkojë dokumente në lidhje me të gjithë personat që punojnë në këtë akademi për të krijuar një ide më të qartë në atë çfarë po ndodh aty.

Kujtojmë që projekti i akademisë është prezantuar nga ish-CEO, Karl Hainz Rummenigge, si një nga projektet më të mëdha dhe më të kushtueshme të klubit gjerman në këto 50 vitet e fundit.

Nëse ky projekt është në shkelje me ligjet gjermane dhe nëse drejtuesit kanë punuar në mënyrë të paligjshme, kjo do të mësohet në javët e ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb