Ekipi i futbollit në Kategorinë e Parë të Shqipërisë, Shënkolli është alarmuar pasi 3 lojtarët dyshohet të jenë pozitivë me COVID-19.

Burime nga ekipi për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se lojtarët kanë shfaqur temperaturë të lartë dhe janë izoluar teksa i është marrë tamponi.

Ndeshja e fundit që ka zhvilluar Shënkolli është në transfertën e Orikumit aty ku 3 lojtarët e sipërpërmendur kanë pasur kontakte me një ish- futbollist i cili rezultoi me koronavirus disa ditë më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb