Ministri grek i Mbrojtjes Takis Theodorikakos ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij, ministrin Bledi Çuçi në lidhje me arratisjen shqiptarit Spartak Dyrmishi që akuzohet se ka përdhunuar një vajzë në zonën e Paleo Faliro në shtetin helen.

Raportohet se Theodorikakos i kërkoi ministrit shqiptar mobilizimin maksimal të organeve të sigurisë shqiptare për gjetjen dhe arrestimin e 45-vjeçarit si dhe vazhdimin e bashkëpunimit të mirë të organeve të prokurorisë së dy vendeve.

Autori i përdhunimit në Palaio Faliro u identifikua pas kontrollimit të pamjeve të kamerave të zonës dhe konfimrimit të ADN-së që ksihte lënë pas autori i krimit në makinën e viktimës.

Nga hetimet e autoriteteve greke u zbulua se ai është një 45-vjeçar me origjinë shqiptare, baba i divorcuar i dy fëmijëve të mitur që jetojnë në Shqipëri me nënën e tyre e cila punon si mësuese.

Mediat greke kanë ngritur dyshimet se pas kryerjes së krimit 45-vjeçari është arratisur drejt Shqipërisë të enjten e kaluar, duke kaluar në pikën kufitare të Kakavijës.

45-vjeçari Spartak Dyrmishi raportohet se është i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve të mitur të cilët jetojnë në Shqipëri së bashku me nënën e tyre, ndërsa ai jetonte në Greqi me nënën e tij.Sipas raportimeve të mediave greke ai kishte probleme të theksuara me alkoolin, gjë e cila është përmendur edhe nga viktima e tij e cila deklaroi se gjatë aktit të rëndë ai vinte era alkool.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb