Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar foton e personit i cili dyshohet se do të kryente ekzekutimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Ajo bëri me dije se personi ishte i skeduar në Kurbin, Elbasan dhe Lezhë për vrasje.
“I skeduar në Lezhë për vrasjen e një ish oficeri policie dhe në Kurbin për një tjetër vrasje, në një dosje penale në Elbasan, po të dalin të dhënat mbi personin imagjinon ç’ndodh me hetimet, Minohen hetime të tëra, i bëj thirrje të gjithë kolegëve të publikojnë të dhënat e dokumentet me interes për publikun. jo ato që nxisin konflikte sociale dhe ndihmojnë vrasës të shpëtojnë”, tha ajo.