SHBA
Cardi B është shpërblyer me mbi 3 milionë dollarë dëmshpërblim pasi fitoi një gjyq për shpifje kundër një ‘YoTube-re’.

Mediat kanë bërë me dije më herët se krijuesja e videove në “Youtube” Tasha K e ka akuzuar atë për cënim privatësie, shpifje, dhe shkaktim të qëllimshëm të stresit dhe shqetësimit emocional.

Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Almanzar, u vu në shënjestër nga Latasha Transrina Kebe, e cila njihet si Tasha K, në një fushatë për të “dëmtuar dhe shkatërruar” reputacionin midis fansave të saj, sipas një padie të ngritur në vitin 2019 në Gjykatë.

“Kebe publikoi deklarata të shumta të rreme dhe shpifëse në lidhje me Cardi B, duke përfshirë se ishte një prostitutë, përdoruese kokaine, dhe se ajo kishte e ka ende herpes,” thuhej në padi, e cila u ngrit kundër Tasha K dhe Kebe Studios LLC.

“Duke bërë dhe publikuar deklaratat dhe fushatën e videove ngacmuese, duke përfshirë videot shpifëse, të pandehurit synonin t’i shkaktonin paditësit shqetësim emocional,” thuhej në padi, dhe gjithashtu pretendonte se Cardi B “vuajti poshtërime mjaft të rënda” dhe “gjendje mendore ankthi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: