Cardi B dhe Offset kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas ndarjes së tyre pas shtatë vitesh së bashku. Tani ata janë paditur pasi nuk kanë paguar qiranë në shtëpinë që kishin marrë me qira në Beverly Hills dhe se e kanë lënë vendin të shkatërruar, sipas TMZ.

Media mori dokumente ku thuhej se të famshmit jetonin në këtë vend luksoz që nga fillimi i vitit 2022, por në tetor ata e braktisën pa njoftuar pronarët. Pronari deklaron se këngëtarët kanë lënë pa shlyer qira dhe shërbime komunale kur janë larguar pa e lajmëruar.

Jo vetëm kaq, pronari i akuzon ata se kanë lënë “dëm të konsiderueshëm në pronë”, duke përfshirë gërvishtjet e përhershme në dysheme, qilima dhe perde, mobilje të thyera, vrima në mure dhe shenja djegie në gjëra si tavolina, banakë dhe dollapë, shton TMZ.

Kostoja e dëmit është afërsisht 85,000 dollarë, siç u konfirmua në raportin e sipërpërmendur. Pronari tregon se është përpjekur në disa raste të zgjidhë situatën me Cardi B dhe Offset, por pa rezultat. TMZ kujton se padia për dëmtimin e pronës vjen pasi Cardi B konfirmoi ndarjen e saj me Offset, pasi ajo e bëri unfollow atë në Instagram.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: