Fotot e fundit të miliarderes së njohur, motrës së Kim Kardashian,Khloe kanë ngjalluar mjaft diskutime në rrjet. Shumë prej fansave të 35-vjeçares kanë lënë një sërë komentesh duke e akuzuar për ‘photoshop’ dhe ndërhyrje në fytyrë në postimet e fundit.

Duket se pas gjithë këtyre momenteve, Kardashian nuk ka mundur të qëndrojë pa reaguar, ndaj ka vendosur t’i kthejë përgjigje publikisht një prej ndjekësve që e pyeste pse dukej aq ndryshe në fotot e fundit.

“Nga transplanti i fytyrës i përjavshëm sigurisht”, ka shkruar Khloe duke ironizuar të gjithë fansat që e kane akuzuar për ndërhyrje. Kjo përgjigje ka marrë menjëherë vëmendjen e të gjithëve, të cilët kanë nisur t’i shkruajnë sërish Kardashian në llogarinë e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb