U afrua me shumë bujë te Partizani, por aventurës së Ferhan Hasanit me fanellën e kuqe, i ka ardhur fundi.

“Panorama Sport” mëson se 31-vjeçari me një karrierë të jashtëzakonshme, ka vendosur të largohet nga “Demat e Kuq”, pasi e ka kuptuar se nuk është më në skemat e trajnerit Ilir Daja.

Vlen të theksohet se mesfushori u fut në historinë e Kategorisë Superiore, disa ditë më parë, duke u bërë futbollisti i parë nga Superiorja, që u aktivizua në Kampionatin Europian. Në orët në vijim pritet të ketë një kominikatë zyrtare nga klubi i kuq, për largimin e Hasanit./Panorama Sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb