Elseid Hysaj nuk luajti në sfidën e Champions League që Napoli luajti ndaj Beskitas, ku humbi me
rezultatin 2-3, por gjithçka tashmë duket e kaluar dhe se polemikat janë shuar. Megjithatë, lajmi i
shumëpritur për mbrojtësin e krahut të djathtë, ka ardhur.

Mediat britanike cilësojnë Hysajn si lojtarin e duhur për formacionin e Jose Mourinho. Ato shkruajnë se
Jose Mourinho po kërkon tre lojtarë në Serie A për merkaton e janarit, ku një mes tyre është dhe
shqiptari që bëri paraqitje dinjitoze në Kampionatin Europian “Francë 2016”. (Newsport)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: