Sa herë që përmendet emri i qytetit të Krujës, në mendje të vjen menjëherë kalaja legjendare e padyshim edhe heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. I gjithë qyteti krenohet me historinë që ka dhe me këtë figurë të njohur botërisht. Por me sa duket, jo drejtuesit e klubit të futbollit të qytetit, KF Kastriotit.

Stema si ishte
Stema si ishte

Gjatë ndeshjeve të para të këtij sezoni në Kategorinë e Parë është vënë re se nga fanellat e futbollistëve është zhdukur logoja simbol e skuadrës, me kalanë dhe profilin e Skënderbeut, imazhi më përfaqësues i qytetit.

Stema si eshte tani
Stema si eshte tani

Nuk është bërë e ditur arsyeja e këtij ndryshimi, por tashmë në bluza gjendet një logo shumë e thjeshtë, me vetëm një flamur kuqezi në mes. Sigurisht, nuk ka asgjë të keqe që një klub të vendosë të përdorë simbolet kombëtare për përfaqësim, por padyshim që askush nuk do ta kishte parashikuar që klubi i qytetit që krenohet me këtë figurë kombëtare të vendoste t’I kthente krahët atij./panoramasport/

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: